Moti në fillim të javës pritet të jetë i ftohtë, kurse në pjesën e dytë pritet të ketë rritje të temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të zbresin në -5C e -7C të mërkurën, kurse maksimalet do të shënojnë rritje nga 1C, të mërkurën, në 8C të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“20.12 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore në verilindje të vendit.
21.12 – Ftohtë, në mëngjes me ngrica. Paradita vransira kalimtare, e ditën intervale me diell.
22.12 – Ftohtë, kryesisht me diell, e ngrica të thella në mëngjes.
23.12 – Në mëngjes kthjellime e ngrica. Ditën vransirat do të shtohen.
24.12 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.”, thuhet në njoftimin e fundit./Gazeta Shneta/