Moti në ditën e shtunë pritet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe me diell. Kurse, gjatë ditës së diel pritet të jetë i ftohtë, me shi e reshje bore.
Temperaturat minimale përgjatë këtyre dy ditëve priten të pësojnë rënie ditën e diel, ku do të arrijnë deri në 4C, kurse maksimalet ditën e shtunë do të arrijnë deri në 19C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“9.04 – Ngrohtë e me erë, vransira shtresore të larta, por me intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje shiu, vende-vende të përziera edhe me borë. Në vise malore borë. Ditën riga lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e vransirat shpërndahen.”, thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/




