Nga 928 testime të kryera janë konfirmuar 28 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit.
Brenda kësaj periudhe është raportuar një viktimë nga Covid-19, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në anën tjetër, 30 qytetarë janë shëruar, kurse deri më sot janë 541 raste aktive me Covid.
Së fundmi, në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër Covid, ndërsa 100,552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë apo përforcuese të Covid. /Gazeta Shneta/