Sot pritet të mbajë mot me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 23 gradë Celsius, përcjell Gazeta Shneta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.



