Seanca gjyqësore për rastin e dhunës që ndodhi më 29 tetor 2022 në një qendër për të moshuar në Pejë është caktuar të mbahet më 19 nëntor 2025, gati tri vjet pas ngjarjes.
Rasti kishte tronditur opinionin publik në vitin 2022, kur u publikuan pamje të dhunës ndaj një të moshuare brenda institucionit kujdesar. Pavarësisht nisjes së hetimeve, procesi gjyqësor është zvarritur për një periudhë të gjatë, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë, në maj të vitit 2024, e moshuara që ishte viktimë e dhunës ka ndërruar jetë.
Seanca e 19 nëntorit pritet të shqyrtojë akuzat ndaj punonjësve të përfshirë në rast, ndërsa pritet të shihet nëse Prokuroria do të kërkojë ndryshim të kualifikimit të veprës penale pas vdekjes së viktimës./ Gazeta Shneta/





