Sot pritet të mbajë kryesisht i vranët, me intervale dielli. Vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të luhaten nga 3°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 10°C – 13°C, përcjell Gazeta Shneta.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s, duke bërë që kushtet të ndihen të freskëta.



