Është publikuar programi preliminar i Konferencës së VII Ndërkombëtare të Stomatologjisë, e cila do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026.
Konferenca do të mbledhë ekspertë ndërkombëtarë si Prof. Dr. Cristiana Palmela Pereira, Prof. Dr. Sc. Hrvoje Brkić, Prof. Dr. Ricardo Henrique Alves Da Silva, Prof. Dr. Marin Vodanović dhe Prof. Dr. Vincenzo Campanella, të cilët do të trajtojnë tema nga stomatologjia ligjore, vlerësimi dentar, menaxhimi i rrezikut dhe estetika dentare, përcjell Gazeta Shneta.
Programi përmbyllet në orën 14:40 dhe përfshin edhe pauza për rrjetëzim profesional.
Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe një ekspozitë dentare.
Organizatorët bëjnë të ditur se programi është preliminar dhe mund të pësojë ndryshime.





