Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell pritet të mbaj sot. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegullinë dhe mjegull.
Temperaturat e ajrit, deri të shtunën do të luhaten mbi vlera mesatare, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimale prej 13C deri në 17C. Nga dita e diel do të pësojnë rënie në të dy vlerat, minimalet deri në 0C, e maksimalet deri në 5C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme, nga jugu-jugperëndimi 4-11m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike deri të shtunën do të zbres thellë nën vlera normale. /Gazeta Shneta/