Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

2017-05-02 në ora 07:45

Edhe sot moti mbi vendin tone parashikohet te jete i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore.

Priten reshje shiu të dobëta të izoluara mbi zonat malore.

Era do te jete me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-10m/sek.Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore                8°/22°C

Vendet e ulta                  10°/27°C

Vendet bregdetare         12°/27°C