Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas 19 aborteve, gruaja sjell në jetë fëmijën 6.4 kg, foshnja e mrekullisë e lindur në SHBA

Jetë 11/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pasi pësuan 19 aborte, një çift nga Arizona, më në fund përfunduan planifikimin familjar të tyre me një pako shumë të madhe gëzimi: i porsalinduri i tyre, Finley, peshonte 6.4 kg në lindje dhe ishte i gjatë 23.75 inç.

Cary dhe Tim Patonai kishin ëndërruar që në fillimet e njohjes së tyre të kishin një familje të madhe, por kurrsesi nuk kishin menduar që rruga për të realizuar dëshirën e tyre do të ishte aq e mundimshme dhe do të linte nga pas dhimbjen e 19 aborteve në harkun e 10 viteve, shkruan burim Insider përcjell Gazeta Shneta.

Historia e çiftit nga Arizona, SHBA, ka pushtuar së fundmi rrjetet. Por ajo që ka ngjallur kuriozitetin e të gjithëve është pesha e foshnjës, plot 6.4 kilogramë, dyfishi i peshës mesatare standarde e një të porsalinduri.

“Ishte vërtet i madh dhe mbi të gjitha kisha pothuajse dyfishin e lëngut amniotik. Megjithatë, do ta bëja përsëri nga e para nëse do të duhej, për të marrë këtë bekim.” pranoi Cary.

Gjinekologia që ndoqi lindjen pranoi se në karrierën e saj 27-vjeçare nuk kishte parë kurrë një fëmijë kaq të madh.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Vëllezërit e Finnley-t, Devlen 10-vjeçar dhe Everett 2-vjeçar, peshonin përkatësisht 3.7 dhe 5 kg në lindje.

“Kur Everett erdhi në jetë, doktori tha se ai ishte ndër pesë fëmijët më të mëdhenj që kishte lindur ndonjëherë, dhe unë me shaka i thashë, “Prisni, se do t’ju surprizoj”.

Duke u ndalur te abortet, Cary tha se kishte pësuar 17 të tilla nga shtatzënia e e parë në të dytën, pra brenda 8 vitetve, dhe dy aborte spontane para se të lindte djalin e tretë.

Shumica e grave mbeten shtatzënë pas një aborti, por gjasat zvogëlohen me numrin e humbjeve.

Deri në 20% të shtatzënive të njohura përfundojnë me abort, dhe shumica e grave që përjetojnë një të tillë vazhdojnë të kenë shtatzëni të shëndetshme, thotë Klinika Mayo.

Mirëpo, pas dy abortesh të njëpasnjëshme, rreziku i humbjes së ardhshme rritet në rreth 28%, dhe pas tre ose më shumë abortesh të njëpasnjëshme, rreziku rritet në rreth 43 për qind. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakInfeksionet e syrit, simptomat dhe rreziku, intervistë me specialistën Besa Ramadani
Artikulli i rradhës Komunikimi me foshnjën tuaj gjatë shtatzënisë ndihmon pozitivisht në zhvillim dhe rritje

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.