Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas arrestimit, Spitali i Gjilanit i pezullon nga puna kirurgun Mustafa dhe anesteziologun Basha

Lajme 03/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Gjilan gjatë ditës së djeshme aprovoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj mjekëve Luan Mustafa dhe Halil Basha, të cilët u arrestuan nën dyshimet se kanë kërkuar ryshfet për të kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, i cili bëri me dije se të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndërkohë, Spitali Rajonal i Gjilanit, ka bërë të ditur se dy mjekët, Luan Mustafa dhe Halil Basha janë suspenduar nga puna.

Përmes një vendimi, Spitali i Gjilanit, ka njoftuar se pas paraburgimit të tyre pezullohen dy mjekët me 50% të pagesës për shkak të masës së denimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Këtë e ka bërë të ditur vet Spitali i Gjilanit, përmes dy vendimeve të publikuara.

Anesteziologu Halil Basha, dyshohet kishte kërkuar 100 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, ndërsa kirurgu Luan Mustafa, dyshohet se mori 330 euro, por kërkoi edhe 200 shtesë.

Rasti u zbulua pasi hetuesit arritën të siguronin dëshmi gjatë dorëzimit të parave te njëri i dyshuar.

Për këtë rast ka folur Muhamet Osmani, i cili e kishte paditur Luan Mustafën për marrje ryshfeti.

Osmani në një rrëfim për Gazetën Sinjali thotë se Mustafa i kishte kërkuar 1700 euro pagesë për ta bërë nënën e tij operacion, për një sëmundje që siç deklaron Osmani, nuk kishte ekzistuar kurrë. /sinjali

Artikulli paraprakPas takimit me Vitinë, Naim Bardiqi është zgjedhur kryesues i Bordit të ri të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Çelësi për rikuperimin e shpejtë pas goditjes në tru: Ushtrimet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.