Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çelësi për rikuperimin e shpejtë pas goditjes në tru: Ushtrimet

Jetë 03/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
ushtrimet pas goditjes ne tru.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktiviteti fizik pas një goditje në tru mund të jetë vendimtar për një rikuperim më të suksesshëm, sipas një studimi nga studiuesit suedezë.

Ata zbuluan se pacientët që e rritën dhe e mbajtën stërvitjen e tyre në gjashtë muajt pas goditjes në tru, funksiononin më mirë se ata që nuk bën një gjë të tillë, raporton Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“Njerëzit që kanë përjetuar një goditje në tru mund të kenë përfitime funksionale duke rritur aktivitetin fizik, pavarësisht nga ashpërsia e goditjes në tru,” tha studiuese kryesore Dr. Dongni Buvarp nga Instituti i Neuroshkencës dhe Fiziologjisë në Universitetin e Goteborgut.

Pacientët me aftësi normale mendore kishin më shumë gjasa të mbanin një regjim të qëndrueshëm ushtrimesh, pavarësisht nga ashpërsia e goditjes së trurit, zbuloi studimi.

Këto gjetje mund të nxisin mënyra për të synuar njerëzit, aktiviteti fizik i të cilëve bie pas një goditjeje në tru, tha Dr. Buvarp.

“Kjo do të lejonte një përmirësim të rezultatit funksional pas goditjes në tru,” tha ajo.

Të paktën katër orë në javë ushtrime të lehta janë ideale pas një goditje në tru, tha Dr. Buvarp.

Aktivitetet mund të përfshijnë ngasjen e një biçiklete ose ecje, kopshtari, peshkim, pingpong ose bowling, sugjeroi ajo.

“Angazhimi në aktivitet fizik mund të përmirësojë kapacitetin e trurit dhe trupit për të ndihmuar në rikuperimin pas goditjes”.

“Aktiviteti fizik promovon plasticitetin e trurit dhe gjithashtu përmirëson rikuperimin në nivel qelizor.”

Gjetjet u publikuan në internet më 1 maj në JAMA Network Open. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas arrestimit, Spitali i Gjilanit i pezullon nga puna kirurgun Mustafa dhe anesteziologun Basha
Artikulli i rradhës Algoritmi i ri AI mund të rrisë 128 herë përgjigjen e antitrupave të vaksinës me bazë ARNm të COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.