Ditë më parë, këngëtarja Bleona Qereti kishte habitur të gjithë me një veprim.
Ajo ngriu vezët për të qenë në gjendje të bëjë fëmijë kur ta gjejë partnerin ideal, shkruan lajmi.net.
Veprimi i Bleonës ishte komentuar shumë, një ‘lum’ me kritika i kishin ‘vërshuar’ llogaritë e këngëtares në rrjete sociale, por kishte qenë vetë këngëtarja ajo e cila përmes një videoje e kishte sqaruar se çka në të vërtetë ishte ai veprim.
Pasi filloi të harrohet ajo ngjarje, është aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja ai i cili ka realizuar një video me të cilën i bën ‘diss’ Bleonës.
Përmes videos me shumë humor aktori tregon se po bën ruajtjen e spermës në mënyrë që të jetë në gjendje të bëj fëmijë më vonë.