Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas divorcit, nëna gjeti të dashur. Fëmijët kanë një mesazh prekës

Lajme 14/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të largohet dhe ata dëshirojnë të jetë e lumtur.

Sheldona rrëfen se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por kur ishte 1 vjeç u shpërngulën në Vlorë, aty ku nisën mosmarrëveshjet mes prindërve të saj. Ajo thotë se ishte 10 vjeç kur nëna e saj është larguar për herë të parë nga shtëpia, për të shkuar në Elbasan te prindërit e saj. Por pas rreth 5 muajsh ajo u rikthye në shtëpi për t’u bashkuar sërish me bashkëshortin e saj, duke menduar për fëmijët e saj dhe se ai mund të ishte penduar për konsumimin e tepërt të alkolit. Ndërsa Eriksoni mendon se Irma u rikthye sepse u pendua për veprimin e saj.

Kur prindërit e tyre vendosën të ndaheshin, Eriksoni zgjodhi të qëndronte me të atin sepse nuk i pëlqen fshati, ndërsa Sheldona shkoi me të ëmën, për të mos e lënë vetëm.

Ajo thotë se nëqoftëse Eriksoni do të zgjidhte të shkonte më të ëmën, ajo do të qëndronte me të atin, pra ishte gjithçka në dorën e Eriksonit edhe pse ai ishte i vogël, vetëm 10 vjeç dhe Sheldona 12 vjeç. Pas 6 vitesh divorc, Irma vendosi të vazhdonte jetën e saj dhe para 4 muajsh krijoi një lidhje, ndërsa i ati i tyre është i martuar prej 5 vitesh. Eriksoni shprehet se është dakord për martesën e të atit sepse kishte nevojë për një femër, ndërsa Sheldona edhe pse ia ka kërkuar gjithmonë të ëmës të krijonte një lidhje, nuk e priti mirë.

Pas 2­3 javësh Irma do të shkojë në Kretë tek i dashuri i saj, Artani dhe ata nuk e dinë nëse do të jetë largim i përhershëm apo i përkohshëm. Irma ka pranuar ftesën dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”, ku shikon të bijën në ekranin e murit ndarës, e cila ka një mesazh për të.

Artikulli paraprakÇfarë lloj personi jeni ju? zakonet tuaja në dush thonë shumë për ju
Artikulli i rradhës Gruaja që lindi pa vagjinë, shpreson të ketë fëmijë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.