Ideja që foshnjat e porsalindura duhet të qëndrojnë brenda është një histori e vjetër.
Ajri i pastërt dhe rrezet e diellit janë të mira për ju dhe fëmijën tuaj, pa marrë parasysh se sa pak kohë ka që foshnja ka lindur, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt, nuk ka asnjë arsye mjekësore pse të mos e nxirrni atë jashtë një ditë pasi ta çoni në shtëpi nga spitali, për aq kohë sa të dy ndiheni të aftë për të dalur jashtë.
Megjithatë, duhet të merrni disa masa paraprake dhe të zbatoni disa kufizime në mënyrë që ta mbani fëmijën tuaj të shëndetshëm.
Shmangni ambientet me shumë njerëz
Ndërsa është mirë të dilni në oborr ose në një park të qetë, është mirë të shmangni vendet ku ka turma për javët e para të jetës së foshnjës tuaj.
Foshnjat janë të parezistueshme, që do të thotë që të huajt mund të duan ta prekin dhe të luajnë me të. Kështu që mbroni ata nga duart e mbushura me mikrobe.
Vishni ata ashtu se si është moti
Rregulli i përgjithshëm është që të veshësh fëmijën tënd për motin, jo shumë nxehtë dhe jo shumë ftohtë.
Për dallim nga të rriturit, foshnjat nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit në mënyrë efikave. Nëse fëmija ka të nxehtë do të skuqet dhe djersitet kurse nëse foshnja ka të ftohtë do të filloj të qajë./GazetaShneta/