Pas lindjes së fëmijës vagina ime është “thyer” (Foto)

2017-07-01 në ora 19:16

Lindja e foshnjave nuk është edhe aq e lehtë për femrat.

Një britanike e quajtur, Zoe, ka ndarë eksperiencën e saj me miqtë e saj në rrjete sociale.

Britanikja ka rrëfyer një eksperiencë tragjike të saj që i ka ndodhur pas lindjes së foshnjës së parë. Ajo ka pasur probleme për të kryer marrëdhënie seksuale, për shkak se vagina e saj ka mbetur e dëmtuar pas lindjes, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.

Gjatë lindjes së djalit të saj, ajo ka pasur disa probleme, pasi për të lindur më lehtë iu është dashur ndihma e doktorëve me mjetet e tyre dhe se ka humbur shumë gjak.

Pasi kishte përfunduar lindja, ajo kishte shikuar vaginën e saj dhe e kishte parë se vagina ka ndryshuar totalisht.