Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas raportimit për keqpërdorimin e autoambulancës, shoferi i Spitalit të Mitrovicës kërcënon gazetaren e Gazetës Shneta

Lajme 07/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas raportimit për keqpërdorimin e autoambulancës së Spitalit të Mitrovicës, njëri nga shoferët, Bajram Ferati, e ka kërcënuar gazetaren e Gazetës Shneta, Diellza Luzha.

Gazetarja Diellza Luzha ka raportuar sot përmes një artikulli për keqpërdorimin e autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës. Për këtë shkrim, Luzha është kërcënuar nga njëri prej shoferëve, Bajram Ferati.

Ferati është kontaktuar fillimisht nga gazetarja për të marr një sqarim në lidhje me keqpërdorimin e autoambulancës, por ai nuk ka pranuar të flas. Ndërkaq pas publikimit të artikullit, ai e ka kontaktuar gazetaren duke e kërcënuar dhe ofenduar.

“Ngom mirë. 15 herë unë me marr autoambulancën, bonu e bindur që nuk ke me thirr ma kërkon. A u kuptuam”, ka kërcënuar Ferati. “Unë e kam marr autoambulancën dhe apet e marr”, ka deklaruar ai në bisedën me gazetaren, e cila është e incizuar.

Gazetarja Luzha ka raportuar sot përmes një artikulli ku shoferët e kanë përdorur autoambulancën për të shkuar në fshatin Bare të Mitrovicës së Jugut, për të marr nënën e Feratit. Këtë e ka pohuar edhe vet drejtoresha e Spitalit Luljeta Zhubi.

“Vozitësi në ndrrim e ka dërguar vozitësin tjetër me marrë nënën e tij dhe me e sjelle në spital që paska qenë e sëmurë dhe ka qenë me vendbanim në fshatin Bare. Kanë shku dy vozitsat, njëri që ka qenë ne ndrrim tjetri e ka pasë nënën të sëmurë. Ka shku me autoambulancë pasi që paska deshtë me i ndihmu kolegut e me pru nanën në spital”, ka deklaruar drejtoresha.

Shoferi e shfrytëzon autoambulancën e Spitalit të Mitrovicës për nevoja familjare – VIDEO

Autoambulancat e spitaleve rajonale shfrytëzohen për nevoja të spitaleve dhe për transportimin e rasteve të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq transportin e pacientëve nga shtëpia e bëjnë institucionet e shërbimit urgjent mjekësor të mjekësisë familjare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në trajtimin e sulmeve në zemër tek gratë
Artikulli i rradhës Blerim Syla për Zejnullahu-Raçin: Pranki mbushu mend, jemi kolegë dhe postet shkojnë e vijnë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.