Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas raportimit të Gazetës Shneta, AKK gjenë konflikt interesi në rastin e drejtoreshës së Klinikës së Kirurgjisë Plastike

Lajme 01/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Kundër Korrupsion ka gjetur shkelje të Nenit 13 paragrafi 1 të Ligjit nr.06/L- 001 për parandalim të konfliktit të interesit në rastin e Drejtoreshës së Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi, pas raportimit të Gazetës Shneta.

Zatriqi përveç pozitës së drejtoreshës në këtë klinikë ajo të njejtën pozitë e mbante edhe në klinikën private “Poliklinika Zatriqi Sh.P.K”, gjë që sipas AKK-së një gjë e tillë përbën konflikt interesi.

Në njoftimin e Agjencisë thuhet se pas konfirmimit të informacioneve fillimisht e kanë njoftuar zyrtarën e lartë me një shkresë për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme për konflikt interesi e cila po ashtu është njoftuar se mbajtja e pozitës menaxheriale në një klinikë publike dhe private përmbanë konflikt interesi.

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të AKK-së, drejtoresha e klinikës ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni në lidhje me kufizime të tilla dhe ka marrë menjëherë masa për të parandaluar një shkelje të tillë.

“Na ka njoftuar se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka hequr dorë nga funksioni menaxhues si drejtoreshë e klinikës private “Poliklinika Zatriqi Sh.P.K” “, thuhet gjithashtu në njoftimin e Agjencisë për Gazetën Shneta.

Gazeta Shneta më 13 prill të këtij viti pati raportuar në lidhje me këtë rast, pas raportimit Agjencia Kundër Korrupsion pati inicuar procedurë për të konstatuar nëse një gjë e tillë përmbanë konflikt interesi.

Mbajtja e dy pozitave menaxhuese në të njejtën kohë nga drejtorët e klinikave dhe spitaleve është “trendi” në Kosovë. Dy vite më parë Agjencia Kundër Korrupsion pati detyruar të dorëhiqen nga bizneset privat dy drejtorë të klinikave në QKUK, Imri Jasharin, ish drejtorin e Kardiologjisë dhe Venera Berisha – Muharremin drejtoresh në Endrokrinologjisë në QKUK.

AKK poashtu pati detyruar të dorëhiqet nga dy organizata jo qeveritare edhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin. /Gazeta Shneta/

Zatriqi drejtoreshë në klinikë të shtetit dhe në privat, Antikorrupsioni nis hetimet për konflikt interesi

Artikulli paraprakKëta janë kandidatët për drejtor të Kirurgjisë, sot i nënshtrohen testit me shkrim
Artikulli i rradhës Acidi Folik Valupak është një super-hero për gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.