Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas skandalit me oksidul, SHSKUK e tejkaloi jashtëligjshëm kontratën për furnizim me gazra

Lajme 02/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shkelur kontratën për furnizim me gazra me afër 75 mijë euro. Kjo është e gjetura e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018

Në shtator të vitit 2017 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndodhi një nga skandalet më të rënda në historinë e shëndetësisë. Ndërruan jetë në mënyrë të dyshimtë tre pacientë në të njëjtën kohë sa ishin në sallat e operacionit. Dyshimet e para ishte cilësia e gazit oksidul, për çka u arrestua edhe pronari i kompanisë që furnizonte QKUK-në, shkruan Gazeta Shneta.

Pas këtij skandali me një vendim të Qeverisë së Kosovës, QKUK bëri një kontratë për furnizim emergjent me gazra medicinale. Kontrata do të zgjaste 6 muaj dhe kishte vlerë të caktuar prej 257,828 euro. Por QKUK e ka tejkaluar jashtëligjshëm këtë vlerë.

Të paktën kjo është e gjetura e Zyrës Kombëtare të Auditimit në raportin për vitin 2018.

“Paragrafi 1 i nenit 2 të kontratës 6 mujore për ‘Furnizim emergjent me gazra medicinale’ në vlerë 257,828€ e lidhur më 29.09.2017, përcakton ‘çmimi total i furnizimeve duhet të jetë 257,828€’. Po ashtu, paragrafi 2 i nenit 2 të kësaj kontrate përcakton se ‘çmimi i përmendur në paragrafin 2.1 duhet të jetë e vetmja pagesë të cilën Autoriteti kontraktues i ka borxh ofruesit të shërbimeve. Ai duhet të jetë i plotë dhe të mos i nënshtrohet ndryshimeve’. Ne kemi vërejtur se ShSKUK kishte tejkaluar vlerën e kontratës për 74,425€”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas raportit, kjo kishte ndodhur për shkakun se komisioni prej katër anëtarëve i caktuar si komision për menaxhimin e kësaj kontrate, kishte bërë mbikëqyrjen e furnizimeve të gazit vetëm për furnizimet e kryera në QKUK, por jo edhe në Spitalet e Përgjithshme.

“Mungesa e mbikëqyrjes së plotë dhe të duhur për furnizimet nga komisioni i menaxhimit të kontratës, ka shkaktuar tejkalim të furnizimeve duke sjellë rrezik që të kryhen pagesa të parregullta dhe potencialisht më të larta sesa mund t’i kishte ofruar tregu aktual”, thuhet në raportin e ZKA-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënat që dremiten me një sy gjum gjatë pasditeve i kanë këto përfitime
Artikulli i rradhës Kjo nënë ka “përqafuar” trupin e saj post-partum me postimin më të ëmbël në Instagram

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.