Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca gjatë ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Vitia pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ka falënderuar punëtorët shëndetësor për punën e tyre në qendrat e vaksinimit.
Ministri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në platformën eKosova, duke siguruar qytetarët se vaksinat e përdorura në Kosovë janë të miratuara nga agjencia evropiane EMA dhe ajo amerikane FDA.
“Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime. Por si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është:.
“Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër. Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta”, ka shkruar Vitia në postimin e tij. /Gazeta Shneta/