Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasuria e drejtorëve të spitaleve rajonale, përveç rrogës paguhen edhe për kujdestari

Lajme 08/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtorët e spitaleve rajonale në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencionin Kundër Korrupsion.

Gazeta ka bërë përmbledhje të katër drejtorëve të spitaleve të Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Pejës. Në tre spitalet tjera, Vushtrri, Mitrovicë dhe Gjilan janë ndërruar drejtorët.

Afrim Avdaj, drejtor në Spitalin e Prizrenit, ka deklaruar tre vende pune si drejtor i këtij institucioni, kirurg në spital, si dhe ligjërues në kolegjin Rezonanca. Përveç që është drejtor, Avdaj mban edhe kujdestari në spital ku pagën e tij vjetore e ka deklaruar 20 mijë e 366 euro, ndërsa në Rezonanca paguhet me mbi 12 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.

Avdaj ka deklaruar një shtëpi dhe një truall në emër të tij në vlerë 280 mijë euro, ndërsa një banesë dhe pesë parcela toke të përbashkëta. Ai ka para të gatshme në bankë rreth 30 mijë euro në llogarinë e tij, ndërsa 19 mijë euro i ka deklaruar në emrin e bashkëshortes.

Skender Dreshaj, drejtor në Spitalin e Pejës, ka deklaruar tri banesa në emrin e tij në vlerë afër 120 mijë euro, ndërsa ambulancën dhe një truall si pasuri e përbashkët. Ai ka deklaruar dy ultrazë, njërin 5 mijë e tjetrin 9700 euro, si dhe veturë në vlerë 5 mijë euro si pasuri e luajtshme.

Dreshaj mban në bankë 9500 euro para të gatshme. Ai ka deklaruar mbi 16 mijë euro pagë vjetore në spital, 8400 euro nga kolegji UBT, si dhe 3 mijë euro nga Poliklinika “Dr. Dresha”.

Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit të Ferizajt, përveç udhëheqjes së këtij institucioni punon edhe si anesteziolog në spitalin privat “Eye Hospital”, si dhe në kolegjin UBT. Ai ka deklaruar pagën 935 euro në spitalin e Ferizajt, si dhe nga 350 euro kujdestari. Në spitalin privat paguhet me 200 euro, ndërsa në UBT me 160. Zeqiri ka deklaruar edhe marrjen e një qiraje në vlerë 400 euro.

Pasuri të patundshme Zeqiri ka deklaruar një shtëpi, një banesë dhe tokë, të gjitha në vlerë 620 mijë euro. Ai vozitë veturë në vlerë 20 mijë euro, ndërsa ka para të gatshme në bankë mbi 7 mijë euro. Zeqiri ka deklaruar kredi në vlerë 20 mijë euro për blerjen e veturës.

Hilmi Shala, drejtor në Spitalin e Gjakovës, ka deklaruar vetëm një pagë si drejtor në këtë institucion në vlerë vjetore 14,636 euro. Shala ka deklaruar 11 prona të paluajtshme, të gjitha si prona të përbashkëta të cilat kapin shumën totale mbi 292 mijë euro.

Shala ka deklaruar se vozitë veturë në vlerë 9500 euro, ndërsa ka deklaruar edhe dy biznese “Shala Pharm” dhe “Ipsum” ku mban aksione bashkëshortja e tij. Ai ka 8400 euro para të gatshme në bankë dhe një kredi në vlerë 15 mijë euro për hapjen e biznesit të bashkëshortes.

Gazeta ditë më parë ka publikuar edhe pasurinë e drejtorëve të klinikave në QKUK. /Gazeta Shneta/

Pasanikët e QKUK-së, kjo është vlera e pasurisë së drejtorëve të klinikave

Artikulli paraprakValë e re e COVID-it në vend nga varianti Delta, shkruan rreth mundësisë Dr. Lul Raka
Artikulli i rradhës Pas vaksinimit me Astra Zeneca, Vitia iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.