Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas vdekjes së 10-të pacientëve, SHSKUK formon Komitet për Gripin Sezonal

Lajme 25/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjendja epidemike është konstatimi i parë i Komitetit për Gripin Sezonal të formuar sot nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Poashtu ky komitet ka konstatuar 4 raste të vdekjes më gripin e derrit dhe 6 raste të vdekjes nga gripi me influencën e tipit A.

Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut), thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

Formohet Komiteti për Gripin Sezonal

Është formuar Komiteti në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal.

Komitetin e përbëjnë: Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, Prof. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, dr. Drita Telaku- Qosaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë dhe dr.Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë. Komiteti do të përcjellë situatën në baza ditore.

Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë rapotuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut).

Deri tani, janë raportuar 3 mijë e 116 raste me grip sezonal, 285 raste me infeksion akut, dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

U konstatua se ka 4 raste të verifikuara të vdekjeve me AHN1 dhe 6 raste me influencen e gripi A.

Për përfaqëesuesit e medieve të interesuara, anëtarët e Komitetit do të përaqiten në konferencë për medie në ora 12:30, salla e drejtorisë – SHSKUK.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se:

  1. Kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal
  2. Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë teritorin e Republikës së Kosovës, duke rithesukuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
  3. Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknkologjisë e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkolloree, fillore dhe të mesme ( publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit ( temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
  4. Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Me respekt,

Zyra për medie SHSKUK

Artikulli paraprakKëshilla për gjumin në tremujorin e dytë të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Neuropsikiatri Blyta tregon arsyet pse po dështojnë martesat e të rinjve

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.