Dashuria e prindit për fëmijën i tejkalon të gjitha limitet, ajo është e vetmja dashuri që fillon të marrë jetë edhe nëse një person nuk e ke parë asnjëherë. Është ajo dashuri që të bën të vuash më shumë në jetë, nëse bëhet fjalë për humbjen e atij personi. E tillë është edhe historia e Rirchar Pringle, një babai që ka humbur fëmijën e tij 3 vjeçar si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Pas vdekjes së fëmijës ai shprehet se është ndier sikur një copë e zemrës të jetë shkëputur dhe pas një viti ai kupton se ka mësuar shumë gjëra. Ai ka shprehur për të gjithë prindërit në profilin e tij në Facebook një listë me rregulla që edhe ju nuk duhet ta humbni!
Disa rregulla për të gjithë prindërit!
• Vlerësoni të gjitha momentet e kaluara me fëmijën tuaj. Nuk ka rëndësi ku je, çfarë po bën…
• Mos harroni të përshëndesni me një puthje fëmijën para gjumit dhe gjatë ditës kur dilni nga shtëpia.
• Kujtimet zgjasin përjetë. Nuk ka rëndësi cfarë jeni duke bërë, bëni sa më shumë foto dhe video me fëmijët tuaj.
• Koha nuk ndalet, mos kaloni më tepër kohë në punë nga sa është e nevojshme. Pjesën më të mirë të kohës që keni të lirë pas saj ja kushtoni fëmijës tuaj. Mësojini sa më shumë gjëra të jetë e mundur.
• Shkruani në një ditar të gjitha gjërat që fëmijët tuaj bëjnë. Gjërat e bukura, të këqija, arritjet dhe dështimet, absolutisht të gjitha. Kur të plakeni me siguri do t’ju falin emocione.
• Dashuria është e pafund. E shprehni sa më shumë atë që keni në zemër.
• Paratë nuk kanë aq rëndësi sa ju mendoni. Të harxhosh kohë është me rëndësi. Janë ato momentet dhe detajet e vogla që krijojnë kujtime të bukura. Unë nuk mbaj mend sa para kemi shpenzuar për fëmijën tonë, por mbaj mend sa gjëra të bukura kemi bërë bashkë.
• Në mëngjes përpiqu të kalosh sa më shumë kohë me ta. Të hani mëngjes bashkë, t’i shoqërosh në shkollë, koha nuk ndalet prandaj kaloni sa më shumë me fëmijën tuaj.
• Këndoni bashkë. Edhe pse duket si diçka e thjeshtë, shumë kujtime krijohen pikërisht nëpërmjet muzikës.
• Bëj të mundur që çdo moment i kaluar me fëmijën tuaj të jetë përjetuar si i fundit. Jeta është shumë e shkurtër për të mos u argëtuar!/pernenat.al/