Dhjetë infermierë në Qendrën Shëndetësore të Shën Gjonit në Santa Monika, Kaliforni, u suspenduan me pagesë për refuzimin e trajtimit të pacientëve me koronavirus.
Kjo për arsyje se infermierët nuk dëshironin të trajtonin pacientët me COVID-19 pa maska N95, të cilat mund të filtrojnë 95 përqind të të gjitha grimcave të ajrit shkruan DailyMail transmeton Gazeta Shneta.
Maska janë gjithashtu efektive në bllokimin e grimcave shumë të vogla në krahasim me maska të rregullta, por zyrtarët e spitalit thanë që ato nuk ishin të nevojshme.
Infermierët i bënë kërkesat e tyre, pasi njëri prej kolegëve, javën e kaluar testoi pozitive për COVID-19. /Gazeta Shneta/