Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK: 17 punëtorë shëndetësorë janë prekur nga koronavirusi dhe 121 janë në izolim

Lajme 16/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka alarmuar institucionet duke thënë se në Kosovë janë të prekur 17 punëtorë shëndetësore nga koronavirusi, ndërsa 121 të tjerë janë në izolim.

“Andaj duke e parë numrin e punëtorëve shëndetësor të cilët janë prekur nga ky virus FSSHK kërkon nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zgjerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim”, thuhet në reagimin e FSSHK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përgjatë aktivitetit të saj në këtë kohë të Pandemisë COVID-19 si dhe në sajë të informatava nga Liderët Sindikal në terren është njoftuar për së afërmi me gjendjen e punëtorëve shëndetësor të prekur nga COVID-19.

Nga të dhënat tani më publike në Kosovë janë të prekur gjithsej  17 punëtorë shëndetësor me COVID-19 kurse në vet izolim janë 121, prej tyre në QKUK janë 6 të infektuar dhe  33 të vetizoluar , në  Regjion të Gjakovës kemi 8 të infektuar dhe 7  në vet izolim, nga Regjioni i Ferizajt janë 12 në vet izolim,Regjioni i Prizrenit ka  2 të infektuar dhe 8 në vet izolim, në Regjion të Pejës janë 7 në vetizolim,  në Regjioni të Prishtinës janë 17 punëtorë shëndetësor në vet izolim,Regjioni i Gjilanit ka 1(një) të infektuar dhe 8 në vet izolim si dhe Regjioni i Mitrovicë numëron gjithsej 29 punëtorë shëndetësor në vet izolim.

Andaj duke e parë numrin e punëtorëve shëndetësor të cilët janë prekur nga ky virus FSSHK kërkon nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zgjerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim.

FSSHK edhe njëherë apelon për KUJDES,KUJDES,KUJDES të shtuar dhe respektim të gjitha rekomandimeve dhe protokoleve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe institucioneve të tjera relevante, me qëllim të parandalimit të infektimit me virus tek popullata e gjerë e në veqanti tek punëtorët shëndetësor.

Artikulli paraprakInspektorët dyshojnë në stokun e dy barnatoreve të QKUK-së pasi iu vështirësua qasja në dokumente
Artikulli i rradhës Pasi që nuk u pajisën me maskë N95, infermierët refuzuan të kujdeseshin për pacientët me COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.