Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasi u bëra nënë për herë të parë, i ndalova këto shtatë gjëra

Jetë 27/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mëmësia sjell normalisht shumë ndryshime në jetë. Ju ndryshon si person dhe me siguri ju e dini shumë mirë. Por, ne të gjithë kemi përvoja të ndryshme duke pasur parasysh se personalitetet tona janë të ndryshme. Një nënë ka treguar gjërat që ka ndryshuar në jetën e saj pas lindjes së fëmijës:

Ndalova së qeni vajza çapkëne që dikur njerëzit njihnin. Ka pasur një kohë kur shtëpia ime ngjante si një dysheme vallëzimi, ku dëgjohej muzikë moderne me zë të lartë. Kjo vazhdonte edhe ndërkohë që gatuaja apo laja shtëpinë.Muzika ishte (dhe në thelb ende është) oksigjeni im. Jo vetëm që pas lindjes nuk dëgjoja më muzikë me zë të lartë, por edhe për të bërë punët frikësohesha se mos zgjoja fëmijën dhe kur flisnim me njëri-tjetrin përshpërisnim.

Ndalova së ëndërruari. Unë isha shumë ëndërrimtare por lindja e fëmijës më mësoi që të jem më me këmbë në tokë dhe praktike. Natyrisht, martesa e bën një person disi përgjegjës. Por amësia e bën një grua të arsyetojë. Çdo ditë është një sfidë të re ku mendon vetëm për të ardhmen e fëmijës.

Nuk po haja as për një person. Me siguri e keni dëgjuar që gjatë shtatzënisë duhet të hash sa për dy. Por pas shtatzënisë nuk isha në gjendje as të haja vaktin tim të plotë. Oreksi im gjatë gjithë kohës ishte në rënie dhe edhe pse kisha shumë nevojë për më shumë ushqim për të rikuperuar lëndët ushqyese të humbura, unë po haja më pak se normalisht. Përdorja suplemente që më ndihmonin.

Ndalova së ndjekuri hobet e mia. Kur dëgjoj për disa nëna që kanë arritur t’ia dalin më së miri për çdo gjë pyes veten se si ia bëjnë pa pasur një dado. Kur je nënë që kujdesesh dhe gatuan për fëmijën ti fillon dhe mendon a ka ndonjë gjë tjetër që mund të bësh. Kështu që piktura që unë kisha pasion të bëja para se të lindja, përfundoi në papafingo ndërsa fëmijët I përdorën penelat dhe ngjyrat për të luajtur.

Ndalova së shikuari filma. Dikur ne kishim lënë që çdo të premte të shihnim një film në kinema. Jo se fëmija do të ndalojë të shohësh filma por mua nuk më pëlqen ta marr këtë qenie të vockël në një ambient të mbyllur ku rrijnë me dhjetra njerëz në një ajër të ndjenjur. Ndërsa në shtëpi është gjithmonë fëmija që do të shohë filma të cilat tërheqin vëmendjen e tij.

Ndalova së rregulluari çdo gjë në shtëpinë time. Kam kuptuar pas gjithë këtyre vështirësive që kalon me të voglin tënd nuk është e nevojshme që çdo gjë të jetë e organizuar. Fëmijët bëjnë shpejt rrëmujë sendet edhe sikur ju t’I organizoni gjërat. Duhen pesë vjet të mira për një fëmijë që të kuptojë se copat e letrës nuk hidhen poshtë.

Ndalova së u kujdesuri për veten. Unë habitem kur shoh një nënë që del e palodhur nga shtëpia, e zbukuruar bukur dhe me flokët e rregulluara me kujdes. Them si ka kohë t’ia dalë me këto. /pernenat

Artikulli paraprakFlet babai i 4-vjeçarit që u gjet i vdekur në Zvicër
Artikulli i rradhës Ish-infermierja tregon pesë gjërat që ankohen pacientët para se të vdesin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.