Pastrimi i cucllës, gabimi më i madh që e bëjnë nënat

2017-05-25 në ora 08:20

Biberoni fals është një prej objekteve që fëmijët duan më shumë dhe në disa raste e kanë të vështirë ta largojnë.

Por ndonjëherë mund të ndodhë që ai të bjerë në tokë dhe nëna të mos ketë mundësi ta dezinfektojë duke qenë se është jashtë shtëpisë. Në jo pak raste ajo tenton ta pastrojë atë duke e futur në gojën e saj, në mënyrë që të largojë papastërtitë, por a ndodh vërtetë kështu?

Situata është konfliktuale

Studiues të ndryshëm kanë kundërshtuar për vite me radhë njëri-tjetrin duke nxjerrë argumente të ndryshëm. Por rezultati përfundimtar ka qenë vetëm një: kjo gjë është e gabuar dhe këto rezultate do të mbështeten edhe nga një numër shumë i madh mjekësh pediatër.

Përse të pastrosh biberonin në gojë është e gabuar?

Kjo është e gabuar edhe kur bëhet fjalë për nënën. Pështyma përmban shumë mikrooganizma dhe nëpërmjet saj mund të transmetohen shumë viruse dhe baktere. Nëse ju si nënë do të fusni biberonin e fëmijës në gojë do ta fusni në kontakt me pështymën dhe për pasojë do të rritet mundësia e transmetimit të sëmundjeve virale dhe bakteriale, të cilat mund të shfaqen edhe disa ditë më pas.

Ana më e rrezikshme lidhet me faktin se të vegjlit kanë një sistem imunitar jo të maturuar në mënyrën e duhur dhe ndërkaq organizmi i tyre nuk mund të luftojë disa viruse dhe bakterie që janë karakteristikë e të rriturve.

Është e vërtetë që infeksionet e të rriturve mund të transmetohen tek fëmija edhe nëpërmjet mënyrave të tjera, megjithatë kjo praktikë do të rriste edhe më shumë rrezikun, prandaj duhet të evitohet në mënyrë kategorike. /pernenat