Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pastroni veshkat për 15 ditë: recetë e lehtë dhe e shpejtë

Jetë 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky lloj drithi i pazakonshëm eliminon gurët në veshka.

Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka, për të cilët përshkruhen ilaçe që ndihmojnë në afat të shkurtër apo të cilët trajtohen me metoda invazive, pas të cilave periudha e këndelljes është e mundimshme dhe stresuese.

Meli (Panicummiliaceum) është drithë që mund të gjendet lehtë dhe ndihmon eliminimin e gurëve në veshkë. Pjesa dërrmuese, të cilët e kanë provuar melin si metodë shërimi nga gurët dhe rëra në veshkë, thonë që u ka ndihmuar aq sa më nuk kanë kurrfarë problemesh, transmeton Gazeta Shneta.

Në mjekësinë popullore meli gjithashtu përdoret si ilaç natyral për shërimin e urolitiazës (krijimit të gurëve në fshikëz dhe në urotrakt).

Po ju propozojmë një recetë magjike të mjekësisë popullore për shërimin e veshkave që do t’iu ndihmojë në pastrimin e veshkave, tajitje të sekrecionit, rërës dhe gurëve të imët.

Në mbrëmje, 1 gotë (200 gr) mel vendoseni në ujë të ngrohtë.

Vendoseni melin në një kavanoz më të madh (prej 3 litrash) dhe derdheni 2/3 e kavanozit në ujë të zier e të nxehtë. Mbulojeni, tundeni mirë, mbështilleni me diç të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë tërë natën.

Në mëngjes sërish tundeni. Do të vëreni lëng të bardhë të turbullt në kavanoz. Ky pra është ilaçi juaj.

Derdheni atë lëng nga kavanozi në një enë tjetër. Pini gjatë ditës pa kufi, në çfarëdo sasie, kurdo që të dëshironi.

Melin mos e hidhni. Zieni qull të shëndetshëm dhe hani për mëngjes. (1 gotë mel, 3 gota ujë, zihet rreth 15 minuta).

Në mbrëmje përgatitni racionin e ri për ditën e nesërme, sipas së njëjtës procedurë. Ky lëng duhet të pihet 10 – 15 ditë.

Rezultati: pas 10 – 15 ditësh guri do të shkrihet dhe do të dalë jashtë bashkë me urinën, ndërkaq veshkat do të jenë të pastruara nga rëra, sekrecioni dhe gurët.

Eliminohet edhe inflamacioni, ripërtërihen indet e veshkave dhe të organeve të traktit urinar./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParandaloni rënien e flokëve me këtë ilaç natyral
Artikulli i rradhës Ky është horoskopi për ditën e hënë, 2 prill 2018

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.