Në Kosovë për çdo vit lindin rreth 400 fëmijë me anomali në zemër. Prej tyre rreth 200 kanë nevojë për intervenim kirurgjik, shërbim të cilin duhet ta marrin jashtë vendit.
Dr. Ramush Bejiqi, kardiolog dhe pediatër në klinikën e Pediatrisë në QKUK, thotë se Kosova nuk ka kushte dhe as kuadro që të bëjë diagnostikimin e fëmijëve me sëmundje në zemër.
Ai shton se sikur të kishte kuadro dhe mjete, atëherë diagnostikimi do të bëhej qysh në shtatzëni dhe fëmija do të lindte në ndonjë institucion ku kryhet intervenimi në zemër menjëherë pas lindjes.
“Në Kosovë vdesin shumë fëmijë. Kjo është sëmundje moderne, ku në të gjithë botën vdesin fëmijë, pra ata që lindin me anomali. Por nëse do të bënim një skrening më të mirë perinatal, do të zvogëlohej vdekshmëria”, ka deklaruar Bejiqi.
Por, në anën tjetër Shefqet Lulaj, gjinekolog, thotë se Kosova ka kuadro edhe për diagnostikim, por edhe për trajtim, por që kërkohet një bashkëpunim më i mirë mes profesionistëve shëndetësorë, duke përfshirë gjinekolog neonatolog, obstetër, pediatër, kardiolog dhe nga gjitha fushat tjera që kërkohet ndihmë për trajtim, varësisht nga rasti.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në ‘evropaelire.org’.