Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pediatrja shqiptare ju tregon dietën më të shëndetshme për foshnjat 6+

Jetë 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ditët e fundit janë krijuar polemika nga një pjesë e prindërve në kryeqytet për menynë e re në çerdhe. Mjekja pediatre Mimoza Çabiri tregon për ushqimet e domosdoshme që duhet të hajë një fëmijë që të rritet i shëndetshëm.

Mjekja ka shpjeguar si duhet të nisë ushqyerja e fëmijëve pas muajit të 6-të, kohë kur ata mund të pranohen në çerdhe. E rëndësishme sipas pediatres është një shumëllojshmëri perimesh.

“Zakonisht fillohet me një muhalebi ose pure patate. Pas puresë së patates, çdo 4-5 ditë shtohet një zarzavat i ri dhe fëmija quhet i ushqyer në qoftë se në një vakt merr sa më shumë zarzavate. Ndërsa lëngun e mishit bashkë me mishin e fillojmë në muajin e 8-të dhe rekomandojmë dy herë në javë mish të kuq, dy herë mish pule dhe dy herë peshk. Vezën e fillojmë mbi 1 vjeç, dy herë në javë, jo më shumë për shkak të kolesterolit që ka”, thotë pediatrja Mimoza Çabiri për Ora News.

Pediatrja rekomandon që supa e cila duhet të jetë me një shumëllojshmëri perimesh, të gatuhet me vaj ulliri, por për fëmijët para moshës 1-vjeçare është i rëndësishëm edhe përdorimi i gjalpit të freksët.

“Suprat e zarzavateve zakonisht bëhen me vaj ulliri, një ditë me vaj ulliri një ditë me gjalpë. Gjalpi është gabim që nuk përdoret 6 muaj deri në 1 vjeç sepse ndikon në zhvillimin e trurit. Ne i këshillojmë nënat që një ditë të përdorin një lugë kafe vaj ulliri, një ditë tjetër do përdorin një lugë kafe gjalpë të freskët. Ne fusim në supë thjerrëzat, bizelet, fasulet, nga të gjitha zarzavatet nga pak, por të shumëllojshme, sa më shumë ngjyra sa më shumë shumëllojshmëri”

Çabiri pohon se në ushqimin e fëmijëve nuk duhet të mungojnë drithërat, veçanërisht orizi dhe makaronat.

“Fëmija, të gjitha llojet e drithërave mund t’i marrë, por i rëndësishëm është mielli i grurit dhe mielli i orizit, domethënë makaronat dhe orizi që duhet t’i marrë një ditë po një ditë jo, sepse edhe miellrat janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës përveç qumështit, kosit, djathit, mishrave dhe vezës,” shprehet pediatrja.

Sa i takon frutave, pediatrja rekomandon që ato të përdoren dy herë në ditë, kryesisht në formën e lëngjeve. Në piramidën ushqimore të OBSH për fëmijët dominojnë zarzavatet, proteinat që mund të merren nga mishi, veza dhe familja e legumeve ku bëjnë pjesë fasulet, thjerrëzat etj., ndërsa karbohidratet janë në më të reduktuara. Një raport i fundit i OBSH tregon se prevalenca e obezitet po rritet frikshëm edhe në Shqipëri.

Ushqimi i shëndetshëm është një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar obezitetin dhe sëmundjet që varen edhe nga llojet dhe sasia e ushqimeve.

Artikulli paraprakDo të lindni në pranverë? Ja disa propozime për emra të djemve dhe vajzave
Artikulli i rradhës Vazhdon skandali me barna, MSH vitin e kaluar bleu barna me çmim 300 për qind më shtrenjtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.