Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pensionimi jashtë vendit: Studimi tregon se vetmia mund të jetë më e madhe sesa në vendin e origjinës

Jetë 19/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të moshuarit që u pensionuan jashtë vendit ishin më të prirur të ndiheshin më të vetmuar socialisht krahasuar me ata që qëndruan në atdhe.

Një studim i ri nga Holanda sugjeron se njerëzit që pensionohen jashtë vendit janë më të vetmuar se ata që kalojnë vitet e tyre të arta në vendet amë, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Lëvizja në një vend të ri në moshën e pleqërisë mund të jetë tërheqëse për shumë arsye – cilësi më e mirë jete, kosto më e ulët jetese, apo thjesht shijimi i diellit gjatë gjithë vitit. Por gjithashtu mund të nënkuptojë përballjen me një sistem burokratik të ri, gjuhë të panjohur dhe krijimin e një jete sociale nga fillimi.

Kjo mund të ketë pasoja – dhe të sjellë probleme shëndetësore. Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj vetmisë dhe izolimit social, të cilat rrisin rrezikun për depresion, sëmundje të zemrës dhe rënie të funksionit mendor.

“Lëvizja jashtë vendit rreth moshës së pensionimit mund të duket si një gjë e këndshme për të bërë,” tha Esma Betül Savaş, autorja kryesore e studimit dhe një kërkuese në Institutin Ndërdisiplinar të Demografisë në Holandë, për Euronews Health.

“Por është e rëndësishme të merren parasysh, para se të lëvizni, ndikimet që migrimi mund të ketë në jetën tuaj”.

Analiza, e publikuar në revistën “Psychology and Aging”, shqyrtoi dy lloje vetmie: vetmia sociale, që shkaktohet nga mungesa e një rrjeti social ose ndjesia e komunitetit, dhe vetmia emocionale nga mungesa e lidhjeve intime.

Studimi përfshiu rreth 5,000 njerëz holandezë mbi 65 vjeç që ishin zhvendosur në një vend të ri pas moshës 50 vjeçare, si dhe rreth 1,300 pensionistë holandezë që jetonin në Holandë.

Ata që u pensionuan jashtë vendit kishin më shumë mundësi të ishin të vetmuar socialisht se ata që qëndruan në Holandë, por ata nuk kishin më shumë rrezik nga vetmia emocionale, zbuloi studimi.

“Ne shohim që ata nuk janë të kënaqur me rrjetin e tyre social tani në vendin e destinacionit, më shumë se sa ata që nuk migruan.”

Kjo duket se është pasojë e forcës së lidhjeve që kishin në Holandë dhe se si ishin përshtatur me atdhenë e ri.

Për shembull, emigrantët që kishin humbur kontaktin me fëmijët ose miqtë e mirë në Holandë ishin më të vetmuar. Ndërkohë, ata që ndiheshin të lidhur me vendin e ri dhe ishin në kontakt me fqinjët e tyre ishin më pak të vetmuar. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakFruthi prek tri komuna në Kosovë – konfirmohen pesë raste
Artikulli i rradhës Vdekja e Vedat Ademit në Spitalin e Kumanovës, Taravari: Ekip i ekspertëve do të gjykojnë faktet

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.