Pensionohet infektologu, Salih Ahmeti, kolegët ia festojnë datëlindjen e 65-të

2022-04-29 në ora 11:49

Infektologu i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Salih Ahmeti, mbrëmë ka festuar datëlindjen e tij të 65-të, datëlindje e cila shënon edhe fillimin e pensionimit të tij.

Në shënjë falënderimi për punën dhe angazhimin gjatë tërë këtyre viteve kolegët e tij organizuan një iftar së bashku.

“Ne i themi faleminderit për gjitha mësimet profesionale e morale që n’a i dhurove për gjatë gjithë këtyre viteve në punë e përkushtim ndaj kolegëve dhe gjithë pacientëve”, ka shkruar kryesindikalisti Fitim Havolli në facebook, duke i uruar shëndet dhe gjitha të mirat pran familjës së tij./Gazeta Shneta/