Pas plotë 37 vjetësh punë si mjeke dhe ofruese e shërbimeve mjekësore, ka dalë në pension Dr. Arbëresha Ajdini Nallbani.
Për nder të pensionimit të saj, kolegët nga Spitali Rajonal i Pejës i organizuan një ndejë rasti, shkruan Gazeta Shneta.
Kontributin e madh të Dr. Nallbanit e ka vlerësuar edhe menaxhmenti i Spitalit të Pejës, përmes një njoftimi për media.
“Sot pas 37 viteve shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve u pensionua Dr. Arbëresha Ajdini Nallbani.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon Dr.Arbëresha Ajdini Nallbani për kontributin kolosal që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë për të dhe familjen e saj. Gjithmonë do jemi mirënjohës”, thuhet në postimin e Spitalit të Pejës. /Gazeta Shneta/