Vendimi për Listën e Çmimeve premtoi unifikimin e tyre në tregun farmaceutik në Kosovë.
Hulumtimi i KIKS Kosovës duke blerë produktet dhe duke i krahasuar me ato të listave, rezultoi se ka përputhje të çmimeve nëpër këto krahasime.
Mirëpo kjo vazhdoi edhe përtej kufinjëve të vendit.
Sipas ligjit, çmimet e vendosura në listë janë të unifikuara me vendet fqinje të Kosovës në rajon.
KIKS Kosova siguroi fotografitë e çmimeve të barnave që shiten nëpër barnatore në Shqipëri.
Krahasimi u bë në mes të barnave që KIKS-i tashmë i kishte blerë në Kosovë.
KIKS Kosova gjithashtu ka siguruar edhe listën e barnave të çmimeve me shumicë në Shqipëri.
Barërave të njëjtë ua krahasuam edhe çmimet e shumicës në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Krahasimin e bëmë edhe për barin tjetër që blemë.




