Një kineze kishte vendosur të shkonte te doktori për kontrollë pasiqë po përjetonte kruajtje të tmerrshme. Pas ekzaminimit mjekët i gjetën mbi 100 morra në qerpikë.
Gruaja e identifikuar me emrin Kxu kishte probleme me kruarje dhe skuqje të syve për më shumë se dy vite dhe në vend se të shkonte te mjeku kishte duruar kruarjet dhe me kalimin e kohës ishte bërë imune, shkruan Telegrafi transmeton Gazeta Shneta.
Por gjendja e saj shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, duke mos ditur se në qerpikët e syve kishte morra dhe vezë të vogla, për shkak të cilëve mezi arrinte t’i lëvizte kapakët e syve.
Gruaja të paktën kishte pranuar para doktorëve se kishte përdorur të njëjtin jastëk të cilin nuk e kishte pastruar nga viti 2012. Aty mjekët menjëherë e konstatuan se jastëku i papastër dhe mungesa e higjienës në dhomën ku flinte, kishin bërë që morrat të gjejnë “strehë”.
Fati i saj, që pas tretmanit ajo u shërua plotësisht. Ndërkaq mjekët e kanë paralajmëruar se morrat janë parazitë që ushqehen me gjak, dhe zakonisht gjenden në flokë, fytyrë, hundë si dhe në rastin e kësaj gruaje në qerpikë.
Zakonisht janë parazitë që pastrohen lehtë, por nëse qëndrojnë gjatë në trup mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme. / Gazeta Shneta