Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.
IKShPK-ja ka publikuar disa të dhëna për situatën epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit lidhur me COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas të dhënave shohim se brenda periudhës së fundit prej dy javësh janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes.
Moshat më të prekura i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.
Sipas njoftimit shohim se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës.
Mirëpo IKShPK thotë se edhe përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë./Gazeta Shneta/





