Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e gruas në Malishevë pasi heqi dhëmbin, kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua rreth moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në Malishevë, pasi që e njëjta ishte paraqitur në një klinikë në këtë komunë për hequr një dhëmb ku më pas i ishte komplikuar gjendja shëndetësore.

Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore e njëjta ishte dërguar për trajtim në QKUK, mirëpo viktima kishte arritur pa shenja jete.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës të mërkurën njoftoi se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

E tashmë Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesën për paraburgim për dy të arrestuarit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zyrtari i lartë për bashkëpunim profesional në këtë Prokurori, Hekuran Batusha.

“Prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit XH.K për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe veprën tjetër penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Ndërkaq për të dyshuarën H.K gjithashtu është bërë kërkesa për paraburgim për veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve””, ka thënë Batusha.

Ministria e Shëndetësisë gjatë të mërkurës në një njoftim për media, tha se institucioni privat shëndetësor në Malishevë, në të cilin u trajtua 35-vjeçarja që shkoi për ta hequr një dhëmb e vdiq pasi iu komplikua gjendja, ka ushtruar veprimtari ilegale.

Në një njoftim për media lidhur me këtë rast, Ministria ka bërë të ditur se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”./Telegrafi/

 

Artikulli paraprakSi një dietë mesdhetare gjatë shtatzënisë mund të përfitojë shëndetin e fëmijëve
Artikulli i rradhës Për dy javë në Kosovë 46 raste pozitive me Covid-19, Kamenica dhe Prishtina dy komunat me më së shumti raste

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.