Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për marrje ryshfeti në SP Vushtrri ishte dënuar edhe kirurgu Valdet Rexhepi në vitin 2017

Lajme 09/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu Valdet Rexhepi, i akuzuar për “marrje të ryshfetit” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në vitin 2017. Për dy pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohej, Rexhepi ishte dënuar me dënim unik prej 6 muaj burgim efektiv.

Por, me pranimin e të pandehurit, ky dënim ishte konvertuar në gjobë, në shumë prej 2,400 euro.

Gjykata kishte vendosur që shuma prej 250 euro të cilat i janë konfiskuar të pandehurit t’u kthehen palëve të dëmtuara.

Një dënim i tillë vjen pasi i pandehuri gjatë seancës së sotme ka pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat ngarkohej.

Por, në këtë rast nuk ishte aplikuar neni 65 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili përcakton se Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht.

Për shkak të kësaj, i pandehuri edhe pse ishte shpallur fajtor, kishte profesionin e tij prej kirurgu në Spitalin “Sheik Zayed”.

Sipas aktit akuzues, Rexhepi, si kirurg i përgjithshëm në Spitalin “Sheik Zayed”, e i angazhuar me punë në Spitalin Rajon “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar përfitim material në mënyrë që të veprojë në pajtim me detyrën e tij. Në njërin rast, i pandehuri kishte marrë 150 euro nga i dëmtuari Bahtir Jonuzi, në mënyrë që ta operojë gruan e këtij të fundit. Në rastin e dytë, i pandehuri kishte marrë 100 euro nga i dëmtuari Ajet Dajaku, për një fotografim që i ishte bërë gruas së tij, Valdete Gashit. /betimiperdrejtesi

Artikulli paraprakNë dyshimet për korrupsion në SP Vushtrri, i përfshirë edhe anëtari i Bordit të SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti
Artikulli i rradhës Reagon MSH pas raportimit të Gazetës Shneta për skandalin në Spitalin e Vushtrrisë: Do të marrim masa

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.