Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon MSH pas raportimit të Gazetës Shneta për skandalin në Spitalin e Vushtrrisë: Do të marrim masa

Lajme 09/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një reagim për skandalin në Spitalin e Vushtrrisë, ku tre kirurgë po dyshohet të jenë korruptuar duke marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Njëri nga kirurgët është Isuf Zekaj – anëtar i Bordit Drejtures të SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti, por MSH nuk ka përmendur nëse do të iniciohet shkarkimi i tij

Nga MSH janë zotuar se pas marrjes së informacioneve zyrtare sot nga Spitali i Vushtrrisë, se tre kirurgët janë duke u hetuar nga Prokuroria, ditëve në vijim do të marrin masa sipas ligjit, transmeton Gazeta Shneta.

“Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, ‘Shekih Zajed’ së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion. Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Gazeta Shneta ka raportuar sot për dyshimet se tre kirurgë kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë. Gazeta ka publikuar katër video ku përfliten tre kirurgë, Isuf Zekaj, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Kujtojmë se Zekaj është anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti.

Nga MSH në reagimin e tyre nuk është përmendur fakti se Zekaj është anëtar i Bordit dhe nëse do të ndërmerren masa për shkarkimin e tij.

Rasti ishte iniciuar në Policinë e Kosovës nga gazetari Bujar Vitija më datën 3 tetor të vitit të kaluar dhe hetimet ndaj kirurgëve i ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Më shumë detaje e gjeni hulumtimin e plotë në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/

Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

Artikulli paraprakPër marrje ryshfeti në SP Vushtrri ishte dënuar edhe kirurgu Valdet Rexhepi në vitin 2017
Artikulli i rradhës Kreativiteti në autizëm, shkruan Rina Zyba – psikologe

Ju sugjerojmë

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

Publikohet numri i ri i Revistës së Stomatologëve të Kosovës, me punime shkencore dhe profesionale

17/07/2026 Lajme

Venezuelë: Rritet numri i viktimave nga tërmeti, shkon në 4,930

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Gjenden pa shenja jete një grua në Mitrovicë dhe një burrë në Vushtrri

17/07/2026 Lajme

E premtja shumë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 34°C

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.