Për më tepër se gjashtë vite, Kompania “Ejona” Sh.P.K mirëmbanë dhe servison të gjithë ashensorët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një muaj më parë ShSKUK ka nënshkruar përsëri kontratë me po të njejtën kompani për të njejtat shërbime, mirëmbajtja dhe servisimi i ashensorëve në QKUK, mirëpo kësaj radhe çmimi ishte më i lartë se në kontratën e nënshkruar tre vite më parë shkruan Gazeta Shneta.
Në vitin 2019 ShSKUK ka paguar kompanin “Ejona” 156,156,48 euro ndërsa në kontratën e vitit 2022, ka paguar 186,840,00 euro.
Për një gjë të tillë, Gazeta Shneta, ka kërkuar sqarim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Në përgjigjen e tyre thuhet se kompania tashmë posedon në mirëmbajtje edhe pse ashensorë me tepër dhe për një gjë të tillë vlera e kontratës është rritur në mbi 30 mijë euro.
“Në kontratën e re kemi edhe pesë ashensorë shtesë që duhet të mirëmbahen dhe të cilët nuk kanë qenë në kontratën paraprake. Përveç këtyre sa i perket çmimit duhet pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve në pergjithësi ne nivel global”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Një ditë më parë pacientët në Ortopedi janë detyruar të lëvizin përmes shkallëve, lifti nuk ka qenë funksional për shkak të defekteve. Raste të tilla ka shumë shpesh nëpër klinikat e QKUK-së.
Në anën tjetër, nga Kompania “Ejona” thonë se janë në shërbim 24 orë për të ofruar servisim dhe mirëmbajtje të ashensorëve në të gjitha klinikat. /Gazet Shneta/
Lifti i prishur në Ortopedi, QKUK paguan mbi 186 mijë euro kompaninë “Ejona” për mirëmbajtje




