Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Policia e çon në mbajtje gjinekologun Arsim Gashi pasi e sulmoi Hatixhe Latifi-Pupovcin

Lajme 11/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës pasi e ka shoqëruar dje gjinekologun Arsim Gashi, e ka dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. Kështu ka njoftuar sot Policia me anë të një njoftimi për media.

“Prishtinë 10.05.2022 – 16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gashi e ka grushtuar dje profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci, pasi kjo e fundit e kishte rrëzuar nga provimi djalin e tij.

Latifi-Pupovci ka deklaruar sot se asnjë dhunë nuk do ta sprapsë dhe asnjë student qofshin edhe fëmijët e kolegëve të saj, nuk do të marrin notë në lëndën e saj pa meritë.

Kujtojmë se Gashi është i njohur për Policinë pasi i njëjti ishte arrestuar edhe në vitin 2020 për një abort të jashtëligjshëm tek një vajzë 13-vjeçare e cila ishte dhunuar nga dy persona në Gjilan. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLatifi-Pupovci: Nota e Fiziologjisë nuk merret pa u merituar, as nga fëmijët e kolegëve të mi
Artikulli i rradhës Për pesë ashensorë më shumë, ShSKUK paguan mirëmbajtje mbi 30 mijë euro më tepër sesa tre vite më parë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.