Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për shkak të kanosjeve, mjekët paralajmërojnë bojkot të punës

Lajme 30/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një anketë të zhvilluar në vitin 2018 nga Oda e Mjekëve të Kosovës me 381 mjekë të anketuar ka dalë se mbi 78 për qind e mjekëve të anketuar kanë përjetuar ndonjë lloj sulmi, qoftë verbal ose fizik gjatë ushtrimit të profesionit.

Dhuna dhe kërcënimet ndaj mjekëve nuk janë ndalur as këtë vit. Nga Federata e Mjekëve është paralajmëruar bojkot i punës nëse kërcënimet ndaj personelit mjekësor vazhdojnë, shkruan Gazeta “Zëri”.

S.B., mjek në Spitalin e Gjakovës, më datën 25 mars të këtij viti është kërcënuar me jetë nga familjarët e një pacienteje e cila pas trajtimit mjekësor të marrë në këtë spital dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kishte ndërruar jetë.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, ka thënë për “Zërin” se fjalori ndaj mjekut S.B. kishte qenë i rëndë e ofendues dhe se për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Të hënën ka ardhur një paciente 34-vjeçare në Repartin e Emergjencës me gjendje të rëndë shëndetësore dhe është rekomanduar të shtrihet në Infektivë. Ajo është transferuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Të nesërmen ajo ka vdekur në Klinikën Infektive në QKUK. Më datën 25 mars rreth orës 10:30 familjarët e së ndjerës kanë ardhur dhe janë fjalosur me mjekët. Më shumë janë fjalosur, nuk ka pasur kërcënim me armë. Vetë fjalori ka qenë i rëndë dhe ofendues për mjekun. Nuk ka përshkallëzuar situata, mirëpo ata e kanë thirrur Policinë. Neve si mantelbardhë nuk na vjen mirë për rastet e rënda që kanë përfunduar ashtu, por ne kemi bërë të pamundurën”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakRast i çuditshëm! Kjo është gjyshja 55 vjeçare që e lindi mbesën e saj
Artikulli i rradhës Mos u ndjeni në faj nësë doni stomak të sheshtë pas shtatzanisë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.