Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos u ndjeni në faj nësë doni stomak të sheshtë pas shtatzanisë

Këshilla për shtatzëna 30/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është ende tabu debati mbi shëndetin fizik të gruas pas shtatzanisë.

Shumë mentalitete e përceptojnë këtë anë të gruas si diçka të ndaluar dhe humbje kohe nësë një grua shpenzon energjinë e saj për t’u kujdesur për fizikun trupor.

Në blogun për nënat Mom.me është publikuar shkrimi i një nëne të tillë e cila ka shpërndarë mendimin e saj me botën se a duhet të ndiheni në faj, nëse pas lindjes dëshironi t’i ktheni linjat e mëparshme, përcjellë GazetaShneta.

Dhe ne mundemi vetëm të ju inkurajojmë që të filloni sa më shpejtë të bëni këtë sepse aktivitetet e tilla dëshmojnë se ju doni një shëndet të mirë për veten e që rrjedhimisht ndikon tek shëndeti i fëmijëve tuaj.

Gretchen Bossio, gruaja që ka shkruar në këtë blog ka thënë se ndihet krenare me 4 lindjet e saj dhe ato përvoja nuk do i ndërronte me asgjë në botë. Por ka shtuar se dëshira për t’u ndier rehat me një stomak të sheshtë nuk e bën një mama të pandërgjegjshme.

“A jam e kotë nëse kërkoj një stomak të sheshtë? A duhet ta harroj këtë tëme dhe t’i bindem rrethanave për të qëndruar në gjendje mizore me trupin tim”, ka pyetur Bossio.

“Kjo gjë më është sjellur tërë kokën në mendje. Jam e lumtur dhe shumë krenare me trupin tim. Ai më solli në jetë fëmijët e mi. Andaj pse është kaq e vështirë të pranohet që gratë mund t’i shtojnë edhe ca muskuj barku”, ka shkuar ajo.

Në fund ajo ka treguar se ka filluar një rutinë ushtrimesh të lehta javore të cilat thotë se I kanë ndihmuar të çlirojë energjitë negative dhe t’ia rrisë vetbesimin e të qenurit nënë. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakPër shkak të kanosjeve, mjekët paralajmërojnë bojkot të punës
Artikulli i rradhës Marre, në Kirurgji pacientët s’kanë toalet funksional për t’i kryer nevojat

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.