Qingdao, qyteti kinez ka filluar testimin e gjithë popullsisë të përbërë prej 9 milionë njerëz.
Ky testim, i cili do të realizohet brenda pesë ditëve vjen pasi vendi pësoi rritje të numrit të rasteve shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Vendimi për testim erdhi nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe deri më tani rreth 114,862 njerëz duke përfshirë stafin mjekësor dhe pacientët kanë rezultuar negativ.
Në rrjetet sociale, kanë qarkulluar video të njerëzve duke u testuar në disa nga pikat që janë vendosur për testim nga ora 07:00-23:00.
Dyshohet se rastet e reja u përhapen nga Java e Artë e Kinës ( China’s Golden Ëeek holiday), e cila mblodhi miliona njerëz në gjithë vendin
Në muajin maj, Kina testoi Wuhan për herë të parë, vendin ku filloi pandemia covid-19./GazetaShneta/