Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë sëmundjen e re të shkaktuar nga Covid-19, por hulumtimet e deritanishme sugjerojnë që ka më pak raste të virusit të raportuar tek fëmijët.
Kjo nuk do të thotë që fëmijët nuk mund të preken nga virusi shkruan The Sun.co.uk por bazuar në informacionet e kufizuara në dispozicion, simptomat te fëmijët duket të jenë të buta përcjell Gazeta Shneta.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shenjat përfshijnë: ethe, kollë e thatë, dhe frymëmarrje e shpejtë.
Një tjetër gjë për të kushtuar vëmendje janë shenjat e dehidrimit, siç është konsumimi i ulët i ujit për 8-12 orë, sytë e thatë pa lot kur qajnë, ose janë më pak aktivë se zakonisht, sipas Kid’s Health.
Të vjellat dhe diarreja janë raportuar gjithashtu në të paktën një fëmijë bazuar në rastet e fëmijëve me Covid-19 në Kinë.
Një studim në New England Journal of Medicine thotë gjithashtu se “fëmijët mund të kenë më pak të ngjarë të infektohen ose nëse infektohen, mund të shfaqin simptoma më të buta” sesa të rriturit.
Poashtu, ekspertët thonë se është e paqartë pse koronavirus nuk prek fëmijët aq sa të rriturit.
Sidomos për shkak se sistemet imune të fëmijëve nuk janë aq të fuqishme sa tek të rriturit.
Dr Nathalie MacDermott, nga Londra, i tha BBC se:
“Duhet të ketë diçka që bën ky virus që nuk është aq stimulues i sistemit imunitar tek fëmijët, por ajo që është është e paqartë.
“Ata nuk duket se po rritin një përgjigje imune proporcionale imunitare dhe disa duket se janë asimptomatik” përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/