Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i shpeshtë i ilaçit gabapentinës lidhet me rritje të rrezikut për demencë

Jetë 25/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që marrin gjashtë ose më shumë receta të gabapentinës për dhimbje të shpinës kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar demencë dhe dëmtim të lehtë njohës (MCI). Këto rreziqe ishin më të theksuara te të rriturit e moshës 35–49 vjeç, ku rreziku për demencë u dyfishua, ndërsa për MCI u trefishua.

Gabapentina është një bar që në SHBA është i aprovuar për trajtimin e disa llojeve të krizave epileptike, sindromës së këmbëve të shqetësuara dhe nevralgjisë postherpetike. Përveç kësaj, ajo shpesh përdoret jashtë indikacioneve zyrtare për trajtimin e ankthit, pagjumësisë, dhimbjeve nervore, si dhe dhimbjeve të mesit.

Edhe pse është efektive në disa raste, ajo shoqërohet me efekte anësore si përgjumje, marramendje dhe tharje të gojës. Studimet e mëparshme kanë ngritur shqetësime se mund të ndikojë në funksionin njohës dhe të rrisë rrezikun për demencë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në këtë studim, të publikuar në “Regional Anesthesia & Pain Medicine”, studiuesit analizuan të dhënat e mbi 26,000 të rriturve nga rrjeti TriNetX dhe zbuluan se pacientët me dhimbje kronike që morën të paktën gjashtë receta të gabapentinës kishin 29% më shumë gjasa të zhvillonin demencë dhe 85% më shumë gjasa për MCI.

Ndikimi ishte më i madh te personat më të rinj, të cilët zakonisht nuk konsiderohen në rrezik për sëmundje neurodegjenerative.

Autorët theksojnë se këto gjetje nuk provojnë një lidhje shkak-pasojë dhe rekomandojnë që mjekët të monitorojnë rregullisht funksionin njohës të pacientëve dhe t’i informojnë për shenja si hutimi, harresa dhe ngadalësimi i të menduarit.

Ekspertë të tjerë, si neurokirurgu Neel Anand, paralajmërojnë se studimet me të dhëna të mëdha kanë kufizime dhe mund të ndikohen nga faktorë të tjerë të padokumentuar.

Sidoqoftë, ai pajtohet se përdorimi i zgjatur i çdo bari kërkon vëmendje, pasi çdo medikament mund të ketë pasoja afatgjata që duhet të merren parasysh gjatë trajtimit. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakSHSKUK: Rreth 2100 raste të reja me kancer çdo vit në Kosovë, trendi mbetet stabil
Artikulli i rradhës Klinika e Onkologjisë: Incidenca e sëmundjeve malinje në Kosovë mbetet e qëndrueshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.