Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i smartfonëve para moshës 13-vjeç lidhet me mendime vetëvrasëse dhe agresivitet te fëmijët

Jetë 24/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët nën moshën 13-vjeç që përdorin smartfonë janë më të rrezikuar nga mendimet vetëvrasëse, ndjenja e vetëvlerësimit të ulët, agresiviteti dhe shkëputja nga realiteti, sipas një studimi global të publikuar në “Journal of Human Development and Capabilities”.

Hulumtimi, që përfshiu të dhënat vetë-raportuara nga 100,000 të rinj të moshës 18–24 vjeç, tregon se sa më herët një fëmijë të ketë akses në një telefon, aq më shumë përkeqësohet shëndeti i tij mendor, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Për shembull, një fëmijë që mori smartfon në moshën 5-vjeçare kishte rezultate shumë më të dobëta në “shëndetin mendor të përgjithshëm” sesa një që mori telefon në moshën 13-vjeç.

Vajzat ishin më të prekura se djemtë, me 9.5% të tyre të identifikuara si “në vështirësi”, krahasuar me 7% të djemve. Fëmijët nën 13-vjeç gjithashtu përjetonin më shpesh ndërprerje të gjumit, ngacmime kibernetike dhe marrëdhënie të tensionuara familjare.

Autorja kryesore, Tara Thiagarajan, ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të smartfonëve për fëmijët nën 13-vjeç dhe rregullimin e tyre të bëhet njësoj si alkooli dhe duhani. Ajo kërkon gjithashtu kufizime për platformat e rrjeteve sociale, edukim në literacinë digjitale dhe përgjegjësi më të madhe nga kompanitë teknologjike.

Në Evropë, shumë vende tashmë kanë vendosur ndalime të pjesshme ose të plota të telefonave në shkolla, ndërsa po shqyrtohen edhe kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15-vjeç.

Këto përpjekje kombinohen me ligje të BE-së që synojnë mbrojtjen e të miturve nga përmbajtjet e dëmshme në internet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Mungesa e standardizimit në nisjen e dializës gjatë shtatzënisë rrezikon nënat dhe foshnjat
Artikulli i rradhës Ecja mund të përmirësojë funksionin fizik tek të moshuarit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.