Hulumtimi i ri paraklinik zbuloi se te minjtë e predispozuar gjenetikisht ndaj Alzheimerit, ekspozimi ndaj sasive dehëse të alkoolit përshpejtoi rënien kognitive (njohëse).
Për të kryer studimin, të publikuar më 12 qershor në “eNeuro”, shkencëtarët nga Scripps Research dhe Universiteti i Bolonjës ekspozuan minjtë e prirur ndaj Alzheimerit në një niveli dehës të avullit të alkoolit me ndërprerje për disa muaj, i cili është i ngjashëm me atë që një person me çrregullim të përdorimit të alkoolit (AUD), mund të përjetojë. Brejtësit e kontrollit gjithashtu kishin një predispozitë gjenetike ndaj sëmundjes së Alzheimerit, por nuk ishin të ekspozuar ndaj alkoolit.
Ekipi zbuloi se minjtë e ekspozuar ndaj alkoolit filluan të shfaqin rënie njohëse dy muaj më herët se brejtësit pa alkool. Në mënyrë të veçantë, minjtë treguan një aftësi të reduktuar për të mësuar dhe mbajtur mend modelet hapësinore në teste, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.
Ky zbulim sugjeron se alkooli mund të nxisë ndryshime transkriptuese në përputhje me përparimin e Alzheimerit.
Përveç kësaj, ekipi zbuloi se alkooli ishte i lidhur me ndryshimet në ekspresionin e gjeneve në korteksin parafrontal të lidhura me neurodegjenerimin, ngacmueshmërinë e neuroneve dhe inflamacionin. Dhe këto ndryshime u shfaqën jo vetëm në neurone, por edhe në astrocite, mikroglia dhe qelizat endoteliale.
“Kjo është interesante sepse dikur mendohej se neuronet ishin ata që kryenin të gjitha përgjigjet e lidhura me sëmundjen e Alzheimerit, dhe vetëm kohët e fundit këto lloje qelizash janë njohur se kanë një rol në patogjenezën e Alzheimerit,” thotë autori kryesor Federico Manuel Giorgi, Ph.D., profesor i Gjenomikës Kompjuterike në Universitetin e Bolonjës, në një njoftim për shtyp. /Gazeta Shneta/