Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfaqësuesit e infermierëve bëhen bashkë për të shtyrë përpara kërkesat e tyre

Lajme 14/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pakënaqesitë e tyre për koeficientin e punës, Sindikata e Infermierëve të Kosovës po i shpreh tash e disa ditë, por në takimin që u mbajt në Klinikën e Kirurgjisë ishin prezentë edhe pjesëmarrës të shoqatave të tjera.

Takim ky i cili mblodhi shoqatat e profesionistëve shëndetësor, ku prezentë ishin Oda e Infermierëve të Kosovës, Shoqata e Infermierëve të Urologjisë, Shoqata e Instrumentareve të Kosovës, Shoqata e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës, Përfaqësues Regjional, Përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në fund të takimit u bë e ditur që të gjitha institucionet, shoqatat si dhe Sindikata e Infermierëve të nënshkruanin një komunikatë të përbashkët për medie përmes së cilës deklaruan që do mbështeten të gjitha masat dhe veprimet sindikale të cilat do të ndërmerren nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës lidhur me kundërshtimin e diskriminimit në koeficient të pagave dhe Ligjin e Pagave.

“Për datën, kohën dhe modalitetet e veprimeve dhe masave sindikale, paraprakisht do konsultohen institucionet nënshkruese të komunikatës së përbashkët, OIK dhe Shoqatat e profesionistëve shëndetësor”, u tha në komunikatë për media. 

Sindikata e Infermierëve të Kosovës gjatë ditës së nesërme do konsultoj organet e saja, Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin për Protesta dhe Greva në mënyrë që gjatë ditës së mërkurë 16 shkurt, t’ua dërgoj propozimin e veprimeve dhe masave sindikale OIK dhe Shoqatave të profesionistëve.

Artikulli paraprakNëse ndjeni dhimbje në këto dy zona trupore mund të jetë nga Omicron, paralajmërojnë mjekët
Artikulli i rradhës Suedia rekomandon dozën e katërt të vaksinës COVID për të moshuarit mbi 80 vjeç

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.