Agjencia e shëndetit publik të Suedisë, rekomandoi të hënën një dozë të katërt të vaksinës COVID-19 për njerëzit mbi moshën 80 vjeç, duke përfshirë të moshuarit në shtëpi pleqsh dhe ata që marrin kujdes në shtëpi.
Agjencia tha se vaksina duhet të merret katër muaj pas dozës së mëparshme (dozës së dytë), shkruan MedicalxPress pëcjell Gazeta Shneta.
“Përhapja e COVID-19, është ende intensive në Suedi. Javët e fundit janë raportuar një numër në rritje rastesh, duke përfshirë njerëzit me rrezik të shtuar të sëmundjes së rëndë,” njoftoi agjencia.
“Aftësia e sistemit imunitar për të reaguar ndaj vaksinimit dhe për të krijuar mbrojtje të qëndrueshme, zvogëlohet me moshën,”.
“Një dozë përforcuese e forcon atë mbrojtje,” tha epidemiologu shtetëror, Anders Tegnell në një deklaratë nga agjencia.
Në Suedi, më shumë se 85 për qind e atyre mbi moshën 80 vjeç, kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës, si dhe 55 për qind e personave mbi 18 vjeç, raportoi ndër të tjera, agjencia suedeze. /Gazeta Shneta/